Nënkryetari i AAK apel klasës politike nga Syri TV: Të ulim shtizat ndaj njëri-tjetrit

Në një lidhje me Skype nga Gjakova për “Çim Peka LIVE”, nënkryetari i AAK, Ardjan Gjini, teksa komentoi akt-akuzat e Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, ftoi palët politike që të lejnë mëritë personale në këtë kohë.

Sipas Gjinit, pavarësisht mendimit personal që mund të kemi për Thaçin, akuza ndaj kreut të shtetit është e rëndë.

“Do të ketë jehonë të gjatë për shtetin. Nëse kemi mundësi për një maturi, jo me vite, mund të gjejmë rrugë për bashkëpunim e maturi. Të thyejmë shtizat për pak kohë e të mos sulmojmë njëri-tjetrin”, tha Gjini.

I pyetur se, a duhet bërë e njëjta gjë para rrëzimit të qeverisë Kurti, nënkryetari i AAK u përgjigj:

“Do kishte qenë më mirë sikur të mos ndodhte atëherë por ka disa momente që duhet të kërkosh diçka të tillë”.