Giuffredi: Napoli dëshiron ta mbajë Elseid Hysajn

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi ka konfirmuar lajmin se Napoli dëshiron të mbajë mbrojtësin shqiptar.

Hysaj nuk po gjente hapësira kur në drejtim të napoletanëve ishte, Carlo Ancelotti. Mirëpo me ardhjen e Genaro Gattusos në krye të pankinës, shkodrani u bë vendimtar për “të kaltërit”, duke i ndihmuar të fitonin Kupën e Italisë javën e kaluar.

“Gatusso dhe De Laurentiss duan ta mbajnë atë, kemi biseduar për rinovimin, por nuk është çështje parash. Është vetë ai, që duhet të vendosë nëse do të qëndrojë apo jo. Ai po paguan çmimin e 1 vit e gjysmë me Ancelottin në drejtim të skuadrës. Nuk duhet ta harrojmë ofertën e Bayern Munich. Në kohën e Sarrit te Napoli ai ishte një prej mbrojtësve më të mirë të Serie A”, u shpreh Giuffredi.