VIDEO/ Kumbulla më afër Lazio-s, presidenti i Veronës mbërrin në zyrën e Lotitos

Igli Tare dhe Lazio kërkojnë të mposhtin konkurrencën klubeve të tjera për sa i përket transferimit të mbrojtësit shqiptar të Veronës, Marash Kumbullës. Dhe takimi i sotëm, në selinë e bardhekaltërve, Villa San Sebastiano, mund të konkretizojë arritjen e kësaj marrëveshje.

Presidenti i Veronës, Maurizio Setti pak çaste më parë ka mbërritur në zyrën e presidentit të Lazio, ku pritet të ketë një takim me Claudio Lotiton për të diskutuar rreth kësaj çështje. Sëbashku me ta, është edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.