'Ushtari i Beogradit'/ Nishani, Ramës: Lufta e UÇK s'ka nevojë për për skuthllikun e filoserbit të Tiranës

Ish-Presidenti dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani e ka quajtur fjalimin e sotëm në parlament të kryeministrit Edi Rama, lidhur me akt-akuzat e Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri veselin si tragjikomedi për ta rikthyer si "patriot i madh".

Sipas tij, Rama është ushtari i Beogradit në Tiranë dhe hodhi gurin në kurthin për për copëtimin e trojeve shqiptare në Kosovë kurse tani shqetësohet për luftëtarët e UÇK-së.

Më tej Nishani shton se se UÇK nuk kanë nevojë për fjalimet e Ramës pasi ky i fundit e ka të fiksuar vendin e tij në historinë e kombit shqiptar, si tradhëtari i Tiranës.

Postimi i plotë i Nishanit:

"Ushtari i Beogradit në Tiranë, u shfaq në tragjikomedinë e sforcuar nga salla e Parlamentit të turpit, për tu rikthyer si patrioti i madh sureal i kombit.
I pabesi që “hodhi gurin e fshehu dorën” në kurthin e madh të copëtimit të ri të trojeve shqiptare në Kosovë, “i digjet barku” për lavdinë e UÇK dhe luftëtarëve të saj.
Për fatin e mirë të kombit, lavdia, nderi e dinjiteti i luftës heroike të UÇK dhe sakrificat e luftëtarëve të saj nuk kanë nevojë për skuthllikun e filoserbit të Tiranës !
Nderin, dinjitetin, drejtësinë, e kauzës historike të UÇK e kanë çelnikosur vetë sakrificat e panumërta të luftës për vetmbrojtje e liri !
Tradhëtari i Tiranës e ka të fiksuar vendin e tij në historinë e Kombit, tashmë".