Zyrtare/ Thomas Munier firmos me skuadrën e Dortmund

Thomas Munier nuk do të veshë më fanellën e PSG-së. Belgu sapo ka firmosur me skaudrën e Borussia Dortmund në Gjermani.

Lajmin e dha skuadra e gjermane me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku i urojë mirëseardhjen mbrojtësit të djathtë. Meunier, i bashkohet Dortmundit si transferim i lirë.

28-vjeçari ka firmosur deri më 30 qershor 2024 me verdhezinjtë. Ai shihet si një goditje e rëndësishme për ekipin e Dortmund.