Një tjetër vaksinë nis të testohet tek njerëzit

Një universitet në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur testimin e vaksinës kundër koronavirusit tek njerëzit.

Rreth 300 vetë pritet që ta marrin vaksinën javët e ardhshme si pjesë e testimeve që udhëhiqen nga Imperial College London.

Testimet tek kafshët kanë sugjeruar se ajo është e sigurt dhe shkakton një përgjigje efektive imunitare. Ndërkohë ekspertët tek Universiteti i Oxfrod-it kanë nisur me kohë provat tek njerëzit.

Në të gjithë botën janë duke u zhvilluar rreth 120 programe vaksinash të ndryshme. Së fundmi, vullnetare u bë një 39 vjeçare që punon si financiere.

Ajo tha se dëshironte të bëhej pjesë e luftës kundër virusit, prandaj e mori vaksinën vullnetarisht. Nëse vaksina kalon fazën e parë, në Tetor planifikohet që të provohet tek 6 mijë njerëz të tjerë.

Imperial College shpreson që vaksina të jetë gati për t’u shpërndarë në Britani dhe botë fillimin e viti 2021.