Mbyll karrierën ish-mbrojtësi i Barcelonës

Jeremy Mathieu mbyll karrierën si futbollist profesionist në moshën 36-vjeçare.

Francezi ishte i detyruar të merrte këtë vendim pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju në stërvitje me ekipin e Sporting, që do ta mbante gjatë larg fushave.

Mosha dhe koha e gjatë e rikuperimit e shtynë mbrojtësin të njoftojë tërheqjen, edhe pse deklaroi se do të dëshironte ta kishte mbyllur ndryshe karrierën.

Mathieu falënderoi 5 klubet me të cilat ka luajtur si profesionist, Sochaux, Toulouse, Sporting, Valencia dhe Barcelona, ku pati edhe kulmin e karrierës.