Julian Draxler vendos për të ardhmen, merr përsipër rrezikun

Julian Draxler e ka marrë vendimin për të ardhmen. Fantazisti gjerman ka zgjedhur të qëndrojë te Paris Saint Germain, për të respektuar kontratën që skadon në vitin 2021 dhe më pas të largohet me parametra zero.

26-vjeçari ka marrë përsipër rrezikun që të mos luajë titullar, por duke parë që klubi nuk do të bëjë një merkato agresive, lojtari mendon se do të ketë shanse edhe për të.

Në drejtim të tij nuk mungojnë ofertat që nga Arsenal, Tottenham, Atletico Madrid dhe Dortmund, por duket se Draxler ka vendosur të qëndrojë.