Hoti: I kërkova Grenell që të takimi të bëhet në një datë tjetër

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu nuk do të ndalojë dhe se nuk ka alternativë.

Ai ka shtuar se i ka kërkuar ambasadorit Richard Grenell që takimi i planifikuar të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, të shtyhet për një datë tjetër.

Në një deklaratë për media, pas takimit me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Hoti tha se ka kërkuar nga ambasadori Richard Grenell që të shtyjë takimin e 27 qershorit në Uashnigton, Kosovë-Serbi.