FOTO/ Te Juventusi tallen me Lazion dhe Interin

Ditën e djeshme janë zhvilluar ndeshjet e Interit dhe Lazios që janë në luftë për titullin, por mund të thuhet se fitues nga ndeshjet e këtyre dy ekipeve ka dalë Juventusi.

Lazio u mposht me rezultatin 3-2 nga Atalanta, ndërsa Interi u ndal në shtëpi në një barazim 3-3 ndaj Sasuolos.

Pikërisht nga këto ndalesa, Juventusi tani qëndron i shkëputur në krye të renditjes, me 4 pikë diferencë nga Lazio dhe 8 pikë nga Interi.

Pikërisht me këtë, ka vendosur të tallet edhe sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa.

Braziliani ka postuar një foto në “Instagramin” e tij, ku shihet teksa shikon në horizont, si për tu tallur me diferencën ndaj rivalëve.