Notat e Gjimshitit dhe Strakoshës në përballjen Atalanta-Lazio

Atalanta fitoi mbrëmjen e djeshme me Lazion, duke përmbysur shifrat nga 0-2 në 3-2.

Në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Serie A titullar për Atalantën ishte Berat Gjimshiti, ndërsa portën e Lazios e mbrojti Thomas Strakosha.

Gjimshiti u vlerësua me notën 6.7, ndërsa Strakosha me 6.6.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve të të dy ekipeve.