Dramë në ‘San Siro’, Sassuolo me frymën e fundit i ‘vjedh’ pikë Interit

Inter ndalet përballë Sassuolos.

Skuadra e Antonio Conte nuk ka arritur që të marrë më shumë se një pikë pasi barazoi me rezultatin 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh në këtë ndeshje, duke shënuar që në minutën e 4’ me anë të Francesco Caputo.

Inter arriti që brenda pjesës së parë, në pesë minutëshin e fundit, të përmbyste gjithçka. Fillimisht, ishte Romelu Lukaku ai që nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Cristiano Biraghi shënoi golin e avantazhit për zikaltrit.

Sassuolo reagoi vonë me golin e Domenico Berardi, i cili konkretizoi penalltinë në minutën e 81′.

Inter riktheu përsëri avantazhin me anë të Valero, në minutën e 86′. Kur pritej që Inter të arkëtojë 3 pikët, në skenë doli Magnani, i cili vulosi rezultatin 3-3 në minutën 89′.

Pas këtij barazimi, Interi shkon në kuotën e 58 pikëve duke u renditur në vendin e 3-të në Serie A.