VIDEO/ Shtanget Skënderbeu, Bylis barazon rezultatin

Bylis ka arritur të barazojë rezultatin 1-1 kundër Skënderbeut në transfertë, e vlefshme për fazën çerekfinale në Kupën e Shqipërisë.

Për ballshiotët ishte i sapofuturi në fushën e lojës, Flosard Malçi që gjeti grrugën e rrjetës pas asistit të Mëllugjës (76).

Kujtojmë që ndeshjen e parë Bylis e fitoi me rezultatin 1-0.