Man United fiton bindshëm ndaj Sheffield Utd, shkëlqen Martial

Manchester United ka mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 Sheffield United, e vlefshme për javën e 31-të në Premier League.

Një ndeshje pa shumë histori, pasi “ Djajtë e kuq” dominuan takimin nga fillimi deri në fund.

Të tre golat për skuadrën e United u realizuan nga Anthony Martial, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.

Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e 5 të me 49 pikë të grumbulluara, ndërsa Sheffield mban vendin e 8-të më 44 pikë të grumbulluara.