Liverpool – Crystal Palace, ja si rreshtohen skuadrat

Pas barazimit kundër Everton, Liverpool do të përpiqet të rifillojë marshimin drejt titullit në ndeshjen kundër Crystal Palace, e vlefshme për javën e 31-të në Premier League.

Mohamed Salah dhe Andy Robertson, të cilët munguan në barazimin me Evertonin, janë kthyer në skuadrën e Jurgen Kloppit.

Ndërkohë, Xherdan Shaqiri mungon ende për shkak të një problemi në pulpën e këmbës.

Liverpooli është katër pikë larg titullit, pasi ka një epërsi prej 20 pikësh nga vendi i dytë, Manchester City, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit.

Formacionet zyrtare: