Gjashtë raste të reja në Delvinë, infektohet edhe polici bashkiak

Janë konfirmuar gjashtë raste të reja me koronavirus në Delvinë.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb”, i cili raporton se rastet e reja janë kontakte të rastit që rezultoi pozitivë një ditë më parë.

Rasti i djeshëm dyshohet se e ka marrë virusin nga dy kosovarë.

Ndërkohë, mes gjashtë rasteve që kanë rezultuar sot pozitivë, pas tamponëve, është edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Delvinës.