Formacionet zyrtare/ Inter - Sassuolo, Sanchez e nis si titullar
Inter dhe Sassuolo përballen sot në “San Siro” në kuadër të javës së 27-të në Serie-A. Objektivat janë të ndryshëm, por qëllimi i skuadrave është të dalin me tri pikë nga ndeshja e sotme.
Zikaltërit kërkojnë triumfin për t’i qëndruar pranë Juventusit të vendit të parë në kampionatin italian, ndërsa Sassuolo për të shpresuar që të kapin një vend në Kupat e Europës.
Ndeshja fillon nga ora 19:30.
Më poshtë keni formacione zyrtare për të dy skuadrat:
Inter (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Moses, Gagliardini, B. Valero, Biraghi; Eriksen; Lukaku, Sanchez.
Sassuolo (4-2-3-1): Consigli; Muldur, Chiriches, Ferrari, Rogerio; Magnanelli, Obiang; Berardi, Djuricic, Boga; Caputo.