'Skandali i pronave në Dhërmi, del dokumenti: Blushi, peshkaqen i madh'

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot dokumentin që sipas tij, provon regjistrimin e një prone prej 5600 m2 në Gjilekë të Vlorës në emër të Ben Blushit dhe Gaz Demit. Dokumenti ilustron dhe hedh dritë mbi aferën e pronave në bregdet, sidomos mbi atë ç’ka po ndodh me Hipotekën e Vlorës, ku drejtuesit emërohen e shkarkohen pa mbushur 24 orë, vetëm sa për të firmosur të tilla afera.

Më poshtë, denoncimi i plotë i Berishës:

"Arben Malavita, peshkaqen i madh.

Po ju paraqes dokumentin e regjistrimit nga Arben Malavita të tokës buzë ujit në Dhërmi, si pronë private, së bashku me Gazmend Ramën.

6000 m2 tokë të gjitha me falsifikim dokumentesh, u regjistruan me urdhër të Edvin Hajdutit nga drejtor kurbani i radhës në Hipotekën e Vlorës, i cili pasi regjistroi pronën e grabitur nga dyshja Arben Malavita - Gazmend Rama dha dorëheqjen natyrisht duke marrë garanci të plota se narkoprokuroria nuk do ta shqetësojë atë.

Prona buzë ujit e grabitur me dokumenta falso nga Arben Malavita dhe Gazmend Rama vendoset para një resorti, investim i shpallur strategjik nga vet Edvini. Çka domethënë toka buzë detit i ishte dhënë resortit për shfrytëzim për 20 vjet.

Por binomi Arben Malavita - Gazmend Rama dhe bishti mbrapa fituan si zakonisht mbi ligjin.

Ligji i mafies prevalon mbi ligjin e vendit.

Ky është dokumenti i lumturimit të Arben Malavitës dhe Gazmend Ramës dhe bishtit mbrapa që u regjistrua dhe firmos me urdhër të Ramës nga drejtori 24-orësh i Hipotekës së Vlorës, i cili është dhe i 6-i si në asnjë Hipotekë të planetit, që jep dorëheqjen në 6 muajt e fundit.