Shuplakë nga eurodeputeti: Rama larg politikave të BE, Shqipëria epiqendër e influencës turke

Në Parlamentin Evropian po zhvillohet një seancë e posaçme ku po diskutohet për situatën në Shqipëri.

Eurodeputetët e Komisionit të Jashtëm, ripërsëritën kërkesën që Shqipëria të plotësojë 15 kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë eurodeputeti francez Thierry Mariani u shpreh se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit.

Ai përmendi edhe rastin e arrestimit dhe ekstradimin e 5 mësuesve nga Kosova drejt Turqisë, ndërsa u shpreh se vendi ynë është kthyer në një pikë qendrorë e influencës turke në rajon.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë për sa i përket instrumenteve përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qendrorë e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme për sa i përket Shqipërisë”, tha ai.