Britani/Modelohet testi i koronavirusit që bëhet në shtëpi

Një test javor koronavirusi që mund të bëhet në shtëpi është duke u modeluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Shpresohet se testi i pështymës do të jetë më efektiv dhe më i thjeshtë në përdorim se sa testet që po përdoren tani. Këto teste mendohet se janë vetëm 70% të saktë.

Tu kërkosh njerëzve të pështyjnë në një tub është shumë më e thjeshtë se sa testimi në parkingjet e  makinave.

Nëse procesi përfundon me sukses, zyrtarët besojnë se mund të rritet besueshmëria te testimet.

Deri në 14,000 njerëz do të marrin pjesë në eksperimentet për testet e reja.