Zbulohet oferta e Bayern Munchen për Leroy Sane

Drejtuesit e Bayern Munchen kanë ofruar 36 milionë paundë për yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Prestigjiozja “Bild” pretendon se klubi bavarez e ka dërguar ofertën te kampionët e Anglisë.

Leroy Sane është i destinuar për t’u larguar nga Manchester City këtë verë ose tjetrën si lojtar i lirë.

Pep Guardiola ditë më parë konfirmoi se Sane nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn dhe mund të largohet nëse vjen oferta e duhur.

Në të kundërtën, City do ta mbajë gjermanin deri verën tjetër dhe lojtari do të largohet falas.

24-vjeçari Sane te Manchester City është transferuar në vitin 2014 nga Schalke.