Javë e zezë për Kosovën/ Brenda 7 ditësh u infektuan 683 persona

Të dielën IKSHPK konfirmoi edhe 96 raste të reja me Covid-19, shkruan Syri.net Kosova.

Kështu që numri total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 2196. 

Ndërkohë deri tani 1047 persona janë shëruar, ndërsa 36 persona kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga kjo sëmundje. 

E kjo javë sa i përket rritjes me koronavirus, ishte e zezë, ngase rezultoi me shifër rekord, prej 683 të infektuar.