Shembja e Teatrit në agjendën e PE/ Malaj: U ndërtua nga fashistët, u prish nga neo-fashistët

Pas publikimit të lajmit se, nesër Parlamenti Europian, me kërkesë të Kryetarit të komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë David McAllister, do të diskutohet edhe për 17 majin në Shqipëri dhe shembjen e Teatrit Kombëtar, reagon edhe ish deputetja e LSI, Nora Malaj.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj shprehet ndër të tjera se, "kur të kalojnë disa vite historia do të shkruaj se Teatri Kombëtar u ndërtua në kohën e pushtimit fashtistë , por u prish në kohën e udhëheqjes së paeudo Rilindjes , që mund të quhet pa frikë, në kohën e neofashizmit".

Reagimi i plotë:

"Përsëri për Teatrin në Parlamemtin Europian!

Nesër Parlamenti Evropian mblidhet sërisht për Teatrin.
Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian z. David McAllister vë në dijeni se nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri.

Gjithashtu ai vuri në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e teatrit dhe nenvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare).

Takimi i komisionit parlamentar mund të ndiqet dhe online. Kush ka dëshirë është i ftuar ta ndjekë atë nga ora 16:45 deri në orën 18.45 nën linkun e mëposhtëm:
https://multimedia.europarl.europa.eu/…/afet-committee-meet…

Kur të kalojnë disa vite historia do të shkruaj se Teatri Kombëtar u ndërtua në kohën e pushtimit fashtistë , por u prish në kohën e udhëheqjes së paeudo Rilindjes , që mund të quhet pa frikë, në kohën e neofashizmit. Se kjo qeveri veproi turpërusht dhe me djallëzi , duke treguar sesa e dobët dhe e paaftë , trashëtare ishte.
Tashmë ka mbrritur ora të thuhen dhe të njihen ca te vërteta që dhëmbin edhe para ndërkombëtarëve, në shkatërrimin e dhimbshëm të trashëgimisë kombëtare nga qeveria e hajnve
".