VIDEO/ Berat Gjimshiti shënon në Serie A, goli i parë i Atalantës pas pandemisë

Atalanta po luan me Sasuolon ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.

Kampionati për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka rinisur në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka gjetur golin për ekipin e tij, duke i dhënë kështu avantazhin.

Mbrojtësi shqiptar, pas një asisti perfekt të marrë nga Kaldara, është treguar i shkathët dhe i shpejtë dhe e ka dërguar topin në rrjetë.

Në videon e mëposhtme mund të shihni golin  e Gjimshitit, teksa Atalanta në minutën e 39-të udhëheq 3-0.