Plagosja në Lezhë/ 29-vjeçari ndodhej në një lokal, një automjet u afrua dhe...

Publikohen detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 29-vjeçarit pasditen e sotme në Lezhë.

Sipas raportimeve paraprake, në ngjarje janë të përfshira janë dy grupe, që të dy me pjesëtarë banorë të fshatit Gjadër.

I plagosuri, Odise Simoni kishte ndaluar tek një bar në aksin Lezhë-Shkodër.

Një automjet është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të 29 vjeçarit.

Autori që ka qëlluar është Daniel Rama, i shpallur në kërkim tashmë nga policia.