Britani e Madhe/ Mbi 42 mijë të vdekur, mbi 304 mijë të infektuar
Britania e Madhe vazhdon që të jetë një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi në mbarë botën.
Vetëm në 24 orët e fundit, në Britani kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, 43 individë.
Në Britani kanë ndërruar jetë gjithsej për shkak të virusit 42 632 persona.
Në Britaninë e Madhe, sa iu takon të infektuarve, vetëm në 24 orët e fundit janë identifikuar me Covid-19, 1221 njerëz.
Numri total i të infektuarve me koronavirus deri tashmë në vendin ishullor ka shkuar në 304 331 individë.
Numrat e vdekjeve për ditë
Si kanë lëvizur shifrat në 5 javët e fundit