6 raste të reja me koronavirus në Fier

Gjashtë nga 71 rastet e reja sot me koronavirus janë regjistruar në Fier.

Mësohet se 4 janë kontakteve të pacientëve që ka rezultuar tashmë pozitiv në fshatin Peshtan. Një tjetër rast është një 80-vjeçar nga lagja 15 tetori, ndërsa po kryhet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të të moshuarit.

Ndërsa një tjetër grua nga lagja 8 shkurti ka rezultuar pozitive dhe mësohet se ka qenë kontakt i afërt me persona që kanë rezultuar pozitiv në një fasoneri në Vlorë.

Deri më tani, pas rasteve pozitive janë futur në karantinë 70 persona në Fier, gjendja shëndetësore e të cilëve po monitorohet në vazhdimësi.