4 raste të reja/ Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Pogradec

Rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Pogradec.

Burimet bëjnë me dije se sot pritet të konfirmohen dhe 4 raste të reja në qytetin liqenor.

Bëhet me dije se personat e prekur janë familjarë të 3 rasteve të djeshme.

Rastet e djeshme ishin personel mjekësor dhe për këtë arsye u mbyll dhe konsultorja e fëmijëve.

Koronavirusi në Pogradec është sjellë si pasojë e infektimeve në QSUT.

Me 4 rastet e reja, numri i të infektuarve në Pogradec shkon në 7 persona.