U gjend i vdekur anash rrugës/ Ja çfarë thotë policia e Shkodrës

Policia e Shkodrës jep detaje nga aksidenti në Hot të Ri ku mbeti i vdekur një 30-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një akasident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe  mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i paidetifikuar. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak 

Më datë 20.06.2020 ora 21:30, në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një akasident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe  mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar. 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe  po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit.