Greqi: Pas fshatit të mbyllur 3 herë në karantinë, frikë edhe në Kretë

Ndërsa autoritetet shëndetësore greke po përqendrohen për të përmbajtur Covid-19 brenda një lokaliteti në very të vendit, në fshatin Xanthi, janë ngritur shqetësime për një rast të dukshëm të rikthimit të infeksionit në Kretë.

Infektimet në total arritën në 3,237 të premten pasi u njoftuan 10 infeksione të reja dhe një vdekje tjetër që e çoi numrin e viktimave në 189.

Fshati Xanthi në Echinos është vënë në karantinë për herë të tretë, pasi pati më shumë se 70 infeksione dhe pesë vdekje brenda një jave.

Kryetari i komunës Manolis Tsepelis tha se banorët e moshuar po e mbanin bllokimin, por se të rinjtë po e humbnin durimin.

Ndërkohë, ka shqetësime në Hania, në Kretë, në lidhje me një të ri suedez 21 vjeç, i cili është shtruar në spital pasi doli i infektuar me koronavirus.

Ai fillimisht doli i infektuar në fillim të majit kur arriti në Athinë dhe u shtrua në spital, u kurua dhe doli i pastër para se të udhëtonte për në Kretë për në biznes.