Mustafa kërkon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti në LDK

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares së LDK-së.

Në një letër drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ai ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e Osmanit.

Ai ka thënë se në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.

Sipas tij, ajo vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit aktual, i cili përbën Qeverinë Hoti.

Mustafa thotë se Osmani iku nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga LDK-ja./Syri.net Kosova