Legjenda e United acarohet me De Gea-n dhe Meguire: Nuk do ti lija as në autobuzin e ekipit!

Pas ndalesës së futbollit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Manchester United u rikthye në fushën e lojës mbrëmjen e djeshme, ku u përball me Tottenham në transfertë. “Djajtë e kuq” kishin arritur një formë mjaft të mirë në kampionat përpara ndalimit të futbollit, mirëpo në ndeshjen e djeshme ndaj “Sprsave” nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Tottenham kaloi e para në avantazh me golin e Steven Bergwijn, me sulmuesin që depërtoi lehtësisht në mes të mbrojtjes dhe lëshoi një goditje të fortë që edhe pse topi kaloi mes duarve të De Geas, spanjolli nuk arriti ta ndalte.

Pikërisht ky gol i Totenhamit ka acaruar tej mase legjendën e Manchester United  Roy Kean, i cili kritikon ashpër mbrotjen dhe portierin De Gea. I ftuar në “Sky Sport” për të analizuar ndeshjen Kean tha: “ Ai gol është një gabim i rëndë i mbrojtjes dhe portierit. Tre mbrojtësa dhe portieri mund të bënin më mirë. Jam i lodhur nga ky portier.

Unë nuk do ti lija as në autobuzin e ekipit Meguire dhe De Gean, le të kthehen në shtëpi me taksi” përfundoi legjenda e Manchester  United.