U aksidentua ditën e djeshme, ja gjendja shëndetësore e ish-pilotit të Formula 1

Ish-piloti i Formula 1 dhe fituesi i 4 medaljeve në Lojërat Paraolimpike Alex Zanardi po lufton me jetën pas aksidentit të rëndë që pësoi ditën e djeshme.

Pas ndërhyrje së djeshme neurokirurgjikale, Drejtoria e Shëndetit në Au Senese raporton se 53-vjeçari po mbahet nën kujdes intensiv. Parametrat hemodinamik dhe metabolik janë në rregull, por ajo që shqetëson janë dëmet e shkaktuara neurologjike dhe në këtë aspekt shëndeti i tij është në gjendje serioze.

Zanardi u përplas nga një kamion teksa po eçte me biçikletën për invalidë. Në vitin 2001, ai humbi të dyja këmbët pas një aksidenti të rëndë në kampionatin e garave automobilistike “Champ Car”.