Tirana infekton Pogradecin, preken punonjëset e Konsultores së Fëmijës

ISHP njoftoi sot për 3 raste me koronavirus në Pogradec.

Gjatë ditës së djeshme në këtë qytet janë bërë 7 tamponë, 3 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Mësohet se të tri rastet janë punonjëse të Konsultores së Fëmijës në qytet.

Nga hetimi epidemiologjik, ISHP ka arritur në përfundimin se virusi në Pogradec shkoi nga Tirana, pasi njëra nga gratë e infektuara ka takuar vajzën e saj në maternitet në kryeqytet.

Ndërkohë, vijon marrja e tamponëve për familjarët e të infektuarve me qëllim nxjerrjen e hartës së plotë të të infektuarve në këtë qytet.