Gruaja e shtruar në QSUT infekton 3 persona, pozitiv një i mitur

ISHP njoftoi për 3 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Patos.

ABC News raporton se rastet e reja pozitive janë kontaktet të një gruaja nga Margëlliçi, e cila kishte qenë e shtruar në QSUT.

Për fat të keq, njëri prej rasteve të konfirmuar si pozitiv është fëmijë.

Kështu, numri i të infektuarve me koronavirus në Patos ka shkuar në 5, ndërsa 9 reaste numërohen në Fier dhe 2 në Roskovec.