VIDEO/ Kollolli shënon supergol nga goditja e dënimit

Shqiptari i Kosovës, Benjamin Kollolli, në sfidën kundër Young Boys ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit afro 30 metra largësi

28-vjeçari aktivizohet në radhët e Zyrih, teksa në minutën e 38-të ka surprizuar portierin mik, duke i dhënë epërsinë 1-2 skuadrës së tij.

Ky ishte goli i parë në këtë sezon në kampionat për Kollollin, i cili është aktivizuar shumë pak këtë sezon, për shkak edhe të disa dëmtimeve.