Rama u publikoi emrat, reagon zëdhënësja e PD: Turp, shkeli privatësinë

Si asnjëherë më parë, në mënyrë tendencioze Edi Rama sot ka publikuar emrat e dy vëllezërve Budina, si të infektuar me Covid-19.

Publikimi i emrave shikohet si një sulm ndaj tyre dhe kauzës së tyre, të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

Për këtë gjë, ka reaguar dhe zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

Rama iu publikoi emrat e vëllezërve Budina si të prekur nga COVID-19, reagon zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

‘TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.

Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve.

Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij’, shkruan Ina Zhupa në faqen e saj në Facebook.