Raste të reja/ QSUT e çon koronavirusin edhe në Korçë

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë po vazhdon të shpërndajë sëmundjen e Covid-19, në të gjithë Shqipërinë.

Një tjetër rast i ri i importuar nga QSUT-ja është identifikuar në Korçë, pas rasteve te meparshme te identifikuara me te njejtin vend origjine.

Bëhet fjalë për një grua të moshuar, e cila kishte qenë në Tiranë e shtruar në QSUT. Ajo është identifikuar si e prekur me koronavirus.

Në Korçë janë identifikuar edhe dy raste të reja me Covid-19, që janë kontakte të një të moshuari, edhe ai i infektuar më parë në QSUT.