E mori koronavirusin në QSUT, lezhjani infekton gjithë familjen

Raste të reja të infektimit me koronavirus janë shfaqur në Lezhë.

Bëhet fjalë për një familje lezhjane që është infektuar me Covid-19, nga një pjesëtar i tyre.

Ky i fundit e ka marrë sëmundjen gjatë kohës që ka qenë i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Siç mësohet të infektuar janë 4 familjaret e një pacienti që më herët ka qenë i shtruar në QSUT.

Ndërkaq, rasti i pestë i infektimit në Lezhë është bashkëshortja e policit të burgut që u diagnostikua ditën e djeshme pozitiv me koronavirus.