Njerëzit me këtë grup gjaku rrezikohen më shumë nga korona

Ka pasur vazhdimisht të dhëna se grupi i gjakut mund të ndikojë te sëmundja e koronavirusit të ri.

Së fundmi një studim i publikuar nga e përditshmja Daily Mail, që ka analizuar mijëra pacientë në Europë, zbuloi se personat me grup gjaku A, kanë më shumë rrezik të preken rëndë nga sëmundja e koronavirusit.

Kurse personat me grup gjaku O janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi i ri.

Studiuesit amerikanë thonë se këto të dhëna janë shumë të rëndësishme.

Por të tjerë studiues kanë bërë thirrje që të bëhet kujdes, pasi të dhënat janë akoma paraprake.