Bylykbashi dhe Vasili: Opozita nuk tërhiqet nga kushti për qeveri tranzitore

Në ‘Çim Peka Live’ ne SYRI TV, dy anëtarët e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë edhe njëherë të qartë duke hequr çdo hamendësim, se opozita nuk është tërhequr nga kërkesa për qeveri kujdestare tranzitore.

‘Ne do të kemi një opozitë që do të çojë votën në kuti, por nga ana tjetër Edi Rama e ka ndarë mendjen, zgjedhje normale nuk pranon. Kjo është arsyeja që opozita vazhdon të insistojë për një qeveri kujdestare, e cila mbetet në tavolinë.

Sot që po flasim nuk kemi asnjë masë nga qeverua për presionin ndaj burimeve njerëzore, ndaj kritereve financiare e me radhë. Ky është një vendim i opozitës që herët dhe dhe e kemi thënë që kondicionon kalimin e kodit zgjedhor në Kuvend për marrëveshjen. Të gjitha historitë e tjera janë bosh’,-tha Bylykbashi.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili

‘Ne kemi propozimet tona. Kjo çështje nuk kushtëzohet. Qeverinë tranzitore e bën vetëm presioni politik. Kjo zgjidhje nuk është hequr nga tavolina’.