E bujshme/ Ish-sulmuesi i Juventusit lë Zvicrën dhe zgjedh Kosovën

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat kosovare. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar të Lozanës, Andi Zeqiri, i cili raportohet se ka pranuar të bëhet pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar babai i 20 vjeçarit për “Futbolli Info”.

“Andi ka marrë vendim dhe do të jetë pjesë e Kosovës. Ai ka edhe një ndeshje kundër Francës me Zvicrën U21 dhe me fitore kualifikohet. Kjo i sjell edhe dobi financiare, por aspekti financiar nuk ndikon tek Andi. Ai është shumë i vendosur dhe Kosovën e ka zgjedhur me zemër. Këtë ua ka bërë të ditur edhe zviceranëve.

Të dielën në ndeshjen Bazel- Lozano, Zvicra në një mënyrë ka bërë presion, ngaqë përveç trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, në stadium ishte edhe trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic. Mirëpo tashmë nuk ka asgjë që mund t’ia ndërrojë mendjen Andit”, ka thënë babai i futbollistit.

Në të kaluarën sulmuesi ka qenë pjesë e moshave të Juventusit dhe pritet shumë nga ai.