Mbi 7000 persona hyjnë në karantinë në Gjermani, pas shpërthimit në fabrikë

Në shtetin perëndimor të Gjermanisë, në Rhein Westphalia të Veriut, rreth 7,000 njerëz janë future në karantinë dhe shkollat dhe kopshtet janë mbyllur pas një shpërthimi të koronavirusit.

Përhapja besohet të ketë ardhur nga Tönnies, një fabrikë për përpunimin e mishit në Rheda-Ëiedenbrück, ku ka pasur 657 raste të konfirmuara të virusit.

Diku tjetër, Martin Hikel, kryetar i bashkisë në rrethin jugor të Berlinit në Neukölln, ka thënë se autoritetet po përpiqen të gjurmojnë origjinën e një përhapjeje të re shqetësuese të virusit atje, i cili deri më tani ka infektuar rreth 70 banorë lokalë.

Policia raportohet se ruan shtatë blloqe banimi fqinje, në të cilat mbi 370 familje të ndara, shumë prej tyre që jetojnë në kushte shumë të vështira, aktualisht janë nën karantinë.

Hikel tha se kjo ishte jashtëzakonisht shqetësuese, jo vetëm sepse "ne ende nuk e dimë përmasën e plotë të shtrirjes së infeksionit," i tha ai Der Spiegel në një intervistë.

Hikel tha që punonjësit socialë po i ndihmonin familjet, duke i informuar ata për rëndësinë e karantinës dhe ofrimin e mbështetjes kur ishteë e mundur. Një grup vendasish ka formuar një rrjet vullnetarësh, për t’u siguruar banorëve të prekur pako me ushqime dhe lodra dhe duke bërë pazar për ta.

Hikel tha që shumë nga ata që janë në karantinë janë familje rome "të cilët tashmë luftojnë çdo ditë për të përmbushur nevojat" dhe për të cilët situata aktuale është një "katastrofë".

Besohet se përhapja mund të ketë ndodhur gjatë një takimi fetar, ndoshta në një piknik të organizuar nga kisha. "Kjo është provë se pandemia është ende shumë aktive," tha Hikel.

Skandali i fundit në fabrikën e përpunimit të mishit i cili është mbyllur nga autoritetet, është një nga disa incidente të ngjashme gjatë javëve të fundit, që hedh dritë mbi kushtet e pasigurta të punës të shumë prej punëtorëve të industrisë, kryesisht nga Evropa Jugore dhe Lindore , të cilët zakonisht punojnëe  jetojnë në lagje afër dhe rregullisht udhëtojnë në grupe të mëdha për të vizituar familjet e tyre në Poloni, Rumani dhe Bullgari në veçanti.

Një video e hedhur në YouTube një muaj më parë, nga grupi i fushatës Arbeitsunrecht (Punë e padrejtë) e cila pretendohet se tregon punëtorët e Tönnies sup më sup edhe pasi shefat e kompanisë këmbëngulën se po respektonin rregullat fizike të distancimit, është bërë virale pas ngjarjes së fundit.