Punonjësi i policisë në burgun e Shënkollit rezulton pozitiv me koronavirus

Pas më shumë se 2 muaj qetësi, koronavirusi është rikthyer sërish në Lezhë. Para rreth një javë dolën pozitiv me COVID-19 një grua së bashku me femijen e saj 7 vjeç, sipas epidemiolegeve lezhjane, infeksionin e kishin marrë në Pukë në një tubim familiar.

Sot në Lezhë ka dalë një person tjetër pozitiv. Bëhet fjalë për një polic që shërben në burgun e Shënkollit. Sipas epidemiologeve dyshohet se polici në fjalë është infektuar nga i biri, i cili është kthyer para disa kohësh nga Italia, që ka çuar në testimin e tij dy herë dhe në të dytin është diagnostikuar përfundimisht pozitiv.

Vala e parë e infeksionit COVID-19 në Lezhë ka prekur 14 persona, fatmirësisht të gjithë tani janë mirë nga ana shëndetësore.

Më të infektuarit e valës së dytë, numri i përgjithshem i të infektuareve me COVID-19 në teritorin e Bashkise Lezhe shkon ne 17 persona.