COVID-19/ Konfirmohen 6 raste në Durrës, dy prej tyre në Spitalin Rajonal

Janë konfirmuar pozitivë për koronavriursin 6 persona të tjerë në Durrës. 

Abcnews.al mëson se katër janë raste kontakti ndërsa dy raste janë konfirmuar në Spitalin e Durrësit.

Kujtojmë këtu se të mërkurën, në qytetit bregdetar u konfirmuan katër raste me Covid-19, të gjitha nga zinxhiri i kontakteve. Ndërsa, në total u regjistruan 50 raste të reja në të gjithë vendin.