Rusia prezanton 'Orwell', kamerat që detektojnë fytyra

Dhjetëra mijëra shkolla në Rusi do të përdorin së shpejti një teknologji që identifikon fytyrat për të monitoruar fëmijët dhe mësuesit gjatë orarit mësimor.

Sipas një raporti nga gazeta ruse e biznesit 'Vedomosti', sistemi do tu prezantohet 43.000 shkollave në të gjithë vendin dhe ka filluar të përdoret që tani në 1600.

Elvees Neotech, kompania që krijoi kamerat e quajtur 'Orwell', shprehet se ato janë modeluar për të detektuar automatikisht objektivat, të cilët përfshijnë njerëz dhe situata.

Emri i sistemit besohet të jetë një referencë për autorin George Orwell, romani i të cilit, '1984', flet për një të ardhme distopike ku qeveria survejon në masë popullsinë.