Aksident i rëndë në Levan-Fier, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ku janë plagosur 4 persona ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Fier.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Siç shihet edhe në foto makina është përmbysur.

Nuk dihen ende shkaqet e ndodhjes se aksidentit  ndërkohe mësohet se janë plagosur 4 personat qe udhëtonin në mjet.

Në vendngjarje ka mbërritur policia ku po kryen edhe ekspertizën.