Kina thotë se ka rënë dakord me Indinë për të shuar tensionet në kufi

Kina dhe India kanë rënë dakord të shuajnë situatën në kufirin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur pas një përplasjeje midis trupave të tyre, tha Ministria e Jashtme kineze të mërkurën.

Diplomati i lartë kinez Wang Yi i tha Ministrit të Jashtëm Indian Subrahmanyam Jaishankar gjatë një telefonate të mërkurën, se India duhet të ndëshkojë ashpër ata që janë përgjegjës për konfliktin dhe të kontrollojnë trupat e saj të vijës së përparme, tha ministri kinez në një deklaratë, raporton Reuters.

Kina dhe India kanë fajësuar njëri-tjetrin për përleshjen të hënën, e cila vrau të paktën 20 ushtarë indiane.