VIDEO/ ‘Po shkombëtarizon shqiptarët’, Djemtë e Labërisë: Të ikë konsulli grek

Djemtë e Labërisë kanë protestuar përpara Konsullatës greke ne Gjrokastër duke kërkuar largimin e konsullit.

Në një letër drejtuar shtetit shqiptar, ata kërkuan shpalljen të padëshirueshëm të konsullit grek dhe largimin e tij nga toka shqiptare.

Sipas tyre, ai ka imponuar ndryshimin e identitetit të shtetasve shqiptarë për vazhdimin e lejë-qëndrimit në Greqi.

Gjithashtu kërkuan hetim të paanshëm për zyrtarët e konsullatës greke si bashkëpunëtorë të konsullit në shkombëtarizimin e shqiptarëve.

Ata thanë se shqiptarët nuk duan luftëra dhe s’kanë pasur kurrë pretendime, por kërkojnë vetëm barazi dhe drejtësi përpara popujve të tjerë.

“Nuk duam kurrë luftëra, s’kemi pasur pretendime. Duam paqe, liri, drejtësi dhe barazi para popujve të tjerë. Jemi kombi shqiptar, jemi kombi më i vjetër në botë. Na respektoni,”- dëgjohen ata duke thënë.

Protestuesit u mblodhën në sheshin e Çerçiz Topullit.

Rreth 20 prej tyre u shoqëruan në polici.