Alitalia rikthen fluturimet me Shqipërinë/ Destinacioni dhe oraret

Kompania italiane e fluturimeve ajrore, Alitalia, pritet të rikthejë fluturimet me Shqipërinë.

Sipas portaleve italiane, nga 1 korriku do rikthehen fluturimet tre herë në javë me vendin e shqiponjave.

Të hënën, të mërkurën dhe të premten do të fluturohet nga Roma për në Tiranë nga ora 17:30.

Kurse kthimi do jetë të martën, të enjten dhe të shtunën në mëngjes në orën 7:20.

Kryeqyteti shqiptar është pjesë e 13 aeroporteve të reja ku Alitalia do të startojë fluturimet nga korriku.